Policia i tha “jo” protestës së opozitës, Koçiu: Nuk e miratoi për shkak të veprimeve të dhunshme, por…


Policia i tha "jo" protestës së opozitës, Koçiu:

albana koçiu

TIRANË- Policia e Tiranës nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për protestën e sotme që prite të fillojë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Vendimi i policisë u komentua edhe nga ministrja Koçiu gjatë konferencës për shtyp, e cila theksoi se protesta nuk u mor përsipër për shkak të akteve të dhunës të regjistruara në dy tubimet e mëparshme.

Megjithatë, Koçiu theksoi se efektivët do të jenë në terren siç e parashikon ligji, duke paralajmëruar se kushdo që do të kryejë akte dhune do të dënohet në varësi të veprës penale. E pyetur nga gazetarët se kush e ka bërë kërkesën për lejen e protestës së PD-së, ministrja tha se për këtë nuk kishte informacion. 

“Protesta është e drejtë kushtetuese, për të protestuar në mënyrën paqësore. Policia e shtetit nuk e ka miratuar zhvillim e protestës së sotme, kjo është një procedurë, e cila është e lidhur me dy protestat e kaluar duke marrë në konsideratë veprimet e dhunshme në dy protestat e kaluara. Policia e Shtetit ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë dhe është e angazhuar maksimalisht. Si të jetë një protestë me leje, si pa leje, kushdo që kryen një veprim që dënohet penalisht, padyshim që prokuroria e bën klasifikimin veprës, në varësi të veprimit që kryhet. Sa i përket kush e ka bërë kërkesën, nuk e di, por patjetër Policia e Shtetit mund t’ju informojë”, tha Koçiu.

Me anë të një deklarate zyrtare, Policia njoftoi se duke parasysh incidentet e ndodhura në protesta e shkuara, me hedhje molotovësh dhe mjete piroteknike, nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit. Pavarësisht lejes, blutë njoftojnë se në rast se opozita vendos mbajtjen e protestës, janë marrë masa përsa i përket sigurisë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top