“Nxënësit janë me 2 turne”, Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve


“Nxënësit janë me 2 turne”, Braçe

Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i PS, Erion Braçe, kërkoi para Kuvendit llogari për arsyen që nuk është bërë seanca pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Sipas tij, javës që vjen është “javë e gjelbër” dhe kanë kaluar më shumë se katër javë nga paraqitja e kërkesës, ndërkohë që Rregullorja e Kuvendit parashikon një afat maksimal prej tre javësh. 

Braçe nënvizoi se mos hapja e shkollës “Edith Durham”, rindërtimi i së cilës ka përfunduar në tetor, ka bërë që 850 nxënës të frekuentojnë turnin e dytë dhe 1700 prindër e gjyshër janë në kaos.

Erion Braçe: Më 2 shkurt kam depozituar kërkesë për seancë pyetje përgjigje me ministren e Arsimit. Javës tjetër është javë e gjelbër, bëhen më shumë se 4 javë nga kërkesa. Shoh që ministrja është këtu dhe kuptoj që është problem i Parlamentit. Shkolla “Edit Durham” edhe pse është mbaruar, nuk është në funksion. Shpërdorohet koha për çështje jashtë rendit të ditës, dhe për çështje të rëndësishme koha është me racion. Afati maksimal që ma jep Rregullorja është 3 javë, jo 4. 1700 nxënës shkojnë automatikisht në turnin e dytë. Kontrolli parlamentar nuk përdoret dot me racion. Kam një seri kërkesash për marrje informacioni. Është ezauruar çdo afat me Tatimet dhe AKU, do shkojmë drejt një kallëzimi penal për të marrë informacion.

Poll



Source link

Scroll to Top