TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të mërkurë drejt ëashingtonit, në përgjigje të ftesës së presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes, ku Shqipëria do të jetë një ndër shtetet themeluese. Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, janë regjistruar debatet gjatrë një takimi mes delegacionit të Parlamentit Europian dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare.
Mësohet se eurodeputeti Peter Gahler, ka ngritur pikëpyetje dhe ka këkruar llogari ndaj Ballës, se përse Shqipëria i është bashkuar nismës së Trump. Sipas Gahler, Bashkimi Europian nuk është shprehur ende dhe as nuk ka mbajtur një qëndrm për Bordin e Paqes. Përballë këtij fakti, eurodeputeti ka ngritur pyetjen se si mund të pranonte Shqipëria menjëherë ftesën e Presidentit të SHBA.
Nga ana tjetër, Balla është përgjigjur duke theksuar se Shqipëria ka një “marrëdhënie të veçantë” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nënvizoi se zyrtarët e BE‑s duhet të pyesin vetë institucionet e Bashkimit Europian për mos‑përfaqësim të qartë në këtë strukturë.
“Zoti Gahler bën mirë të pyesë Këshillin Europian pse ju vetë si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë çështje,” tha Balla.



