TIRANË-Skemat e reja të mbështetjes dhe orientimi i fermerëve drejt tregut janë në fokus të politikave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për këtë vit. Ministri Andis Salla, në një konferencë për mediat bëri me dije se skema e re e bujqësisë me vlerë 5.2 mld euro, do të vijë me një risi për të rinjtë. Për çdo të ri të moshës 18-35 vjeç që do të hapë biznes në blegori, parashikohen grante 7-10 mijë euro.
Andis Salla: Unë dua të them që kemi diskutuar për të vendosur për të rinjtë dhe të rejat nga 18 vjeç deri në 35 vjeç, mundësinë që ne t’i japim nga 7 deri në 10.000 euro, po e shikojmë me financat për të diskutuar mbështetjen financiare për të përllogaritur çdo të rinj dhe të reja që hap një biznes kryesisht në blegtori, të jetë pjesë e mbështetjes tonë. Pra ne duhet të fusim rolin e të rinjve dhe të rejave të jenë pjesë e këtij sistemi të rëndësishëm për ne që të mbështesim këtë sektor të cilit ne duhet që ta rrisim dhe të rinjtë e të reja të jenë pjesë e kësaj pakete, që në do ta vendosim në formë granti.



