Turi i presidentes së Komisionit Evropian në Ballkan, tri porositë e Von der Leyen për Kosovën


Turi i presidentes së Komisionit Evropian në Ballkan, tri porositë e Von der Leyen për Kosovën

Oct 15, 2025 | 19:05






























Presidentja e ., Ursula von Der Leyen, ka shkruar tri porosi në rrjetin social “X”, pas takimeve që ka mbajtur në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

WhatsApp Image 2025-10-15 at 19.03.25

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian është i përkushtuar për një të ardhme në të cilën “të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Bashkimit”.

“Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të sigurta. Të depërshkallëzojë tensionet në shtet. Dhe po ashtu, Kosova duhet t’i finalizojë hapat e domosdoshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar ajo.

Plani i Rritjes është pako për Ballkanin Perëndimor, por Kosova nuk mund të përfitojë nga kjo pako për shkak të moskonstituimit të institucioneve, shkrun koha.net.

Ky plan është instrument financiar me vlerë 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027, i cili synon integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun e përbashkët të BE-së.

Kosova nga Plani i Rritjes pritet të përfitojë rreth 880 milionë euro.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top