FOTO/ Kryeministri Rama uron Pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’mund të jem në manifestimin për ish-krerët e UÇK-së


FOTO/ Kryeministri Rama uron Pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’mund të jem në manifestimin për ish-krerët e UÇK-së

Feb 17, 2026 | 8:07































Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, e cila sot shënon 18-vjet.

edi rama kosove

Rama ka ndarë në “Facebook” foto nga aktivitetet e zhvilluara në Prishtinë dhe takimet me krerët e shtetit një ditë më parë, ndërsa shpreh keqardhje që do të mungojë sot në manifestimin popullor për ish-krerët e UÇK-së.

edi rama kurti (2)

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë🙏”, shkruan Rama.

edi rama vjosa osmani

Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Me rastin e këtij përvjetori, institucionet e vendit kanë përgatitur aktivitete të ndryshme festive.

edi rama kurti (1)

Axhenda e aktiviteteve

18-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të përcillet me shumë aktivitete institucionale.
Nga ora 7 do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës, pas 20 minutave, përkatësisht në orën 7:20 do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në orën 7:30 do të bëhen nderime te Monumenti i të Pagjeturve e pas pesë minutash do të bëhen homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë.

Në orën 8:00 mbahen homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova e pas 10 minutash te te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Nga ora 9 do të ketë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e në 10:30 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nga ora 11:25 do të bëhen nderime te Monumenti Heroinat, në orën 11:30 mbahet parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Në 17:30 pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe dita do të përmbyllet me koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës.

© Panorama.al



Te lidhura

















Source link

Scroll to Top