Kryeminsitri Edi Rama vizitoi sot Kosovën ku pati dhe një takim me homologun Albin Kurti.
Përmes një postimi publik, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëveshjet bilaterale ekzistuese mes dy vendeve, si dhe për fushat ku ato mund të zgjerohen më tej. Sipas tij, në fokus kanë qenë edhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, mënyrat për t’i shfrytëzuar sa më mirë ato, si dhe sfidat e përbashkëta dhe tejkalimi i tyre.
Kryeministri theksoi se me mandatet e ripërtërira të dy qeverive, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, synimi është që t’u shërbehet edhe më shumë qytetarëve të të dyja republikave dhe mbarë kombit shqiptar.









