“Presidentja e Kosovës është kërcënuar për dy vjet”- Rama: Vjosa Osmani nuk lejoi që të dhunohej zyra e institucionit, donin të gjenin aty prova për krime kundër njerëzimit


“Presidentja e Kosovës është kërcënuar për dy vjet”- Rama: Vjosa Osmani nuk lejoi që të dhunohej zyra e institucionit, donin të gjenin aty prova për krime kundër njerëzimit

Feb 16, 2026 | 13:18































Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Kosova se Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite me radhë, pasi nuk ka lejuar që prokuroret të dhunojnë institucionin e Presidentit.

Sipas Ramës, këta prokurorë donin të gjenin prova për krime kundër njerëzimit në institucionin e presidentit.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Presidentja Osmani nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

“Mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror për mua, që edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të  Kosovës se me demek do kërkoni edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit.

Natyrisht do të vendoste Kosovës në sytë e botës ku deri në zyrën e presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet. Për nderin e saj dhe të Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë”, deklaroi Rama.

© Panorama.al



Te lidhura

















Source link

Scroll to Top