VIDEO/ Vendos goli i Trosard, Arsenali vazhdon marshimin në Premier Ligë

VIDEO/ Vendos goli i Trosard, Arsenali vazhdon marshimin në Premier Ligë

Oct 18, 2025 | 21:23






























Arsenali është rikthyer në krye të Premier League pas një fitoreje të vështirë 1-0 ndaj Fulhamit, duke i dhënë fund serisë prej katër fitoresh radhazi të vendasve në “Craven Cottage”.

ARSENAL

Pas triumfit të Sitit më herët gjatë ditës, skuadra e Mikel Artetës kërkonte të rimerrte menjëherë kreun e tabelës dhe ja arriti.

Arsenali zhbllokoi rezultatin përmes Leandro Trosard. Si zakonisht, “Topçinjtë” e gjetën golin nga një goditje këndi: Gabriel devijoi topin pas krosimit të Bukajo Saka dhe Trosard përfitoi për ta shtyrë në rrjetë.

Ky ishte lojtari i dhjetë i ndryshëm që shënon për Arsenalin në këtë sezon të Premier League, duke treguar shpërndarjen e madhe të golave në skuadër.

Arsenali e administroi mirë epërsinë deri në fund dhe ruajti formën e shkëlqyer në transfertë, me vetëm një humbje në 18 ndeshjet e fundit jashtë fushe (10 fitore, 7 barazime).

Kjo fitore e ngjit sërish Arsenalin në vendin e parë, duke i dërguar një mesazh të qartë kampionëve në fuqi, Liverpulit, që nesër përballet me Mançester Junajtid për të mbetur në ndjekje. Nga ana tjetër, Fulham regjistroi humbjen e tretë radhazi në kampionat për herë të parë që prej dhjetorit 2023 dhe ndodhet aktualisht në vendin e 14-të.

GOLI I NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top