SPAK kërkon arrestimin! PS hedh hapin e radhës, Peleshi njofton mbledhjen e Këshillit të Mandateve


SPAK kërkon arrestimin! PS hedh hapin e radhës, Peleshi njofton

Belinda Balluku

TIRANË-Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për çështjen e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj. 

Në urdhër do të përcaktohet data dhe ora e mbledhjes, ku anëtarët e Këshillit do të diskutojnë çështjet e rendit të ditës që lidhen me kompetencat e këtij organi parlamentar. Njoftimi vjen pasi në 6 shkurt Gjykata Kushtetuese nuk konsideroi faktin që një ministër ka imunitet njësoj si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se ministri nuk hyn në kategorinë e personave të zgjedhur, siç janë deputetët dhe imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin.

Nga ana tjetër Komisioni Evropian në një prononcim të fundit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se Kuvendi duhet të adresojë pa vonesë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres, Belinda Balluku.

Ndërkohë lidhur me vendimin e Kushtetueses, ku në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Rama ka bërë të ditur se do të kërkohen ndërhyrje ligjore. Konkretisht, ndryshimet pritet të përfshijnë nenin 242, paragrafi 2, të Kodit të Procedurës Penale, i cili u garanton imunitetin të zgjedhurve, ku të specifikohet edhe për ministrin. 

Poll



Source link

Scroll to Top