Ylber Ramadani ka qenë një ndër më të mirët në fushën e lojës në takimin që Lecce barazoi ndaj Sasuolos, duke regjistruar rezultatin e tretë pozitiv radhazi për skuadrën e cila po lëngonte në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Por mesfushori shqiptar nuk ka qenë i kënaqur me rezultatin pasi mendonte se ekipi kishte dominuar lojën dhe se duhej të merrte tre pikët nga kjo përballje.
“Padyshim mendoj se është ndeshja më e mirë që kemi bërë. Me topin, pa topin, presing… më vjen keq pasi desha tre pikët sot dhe jam nervoz pikërisht për këtë.
Një pikë e rëndësishme? Po, dua të falënderoj publikun që na ka mbështetur. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të bëjmë një kampionat të madh”, tha mesfushori shqiptar pas sfidës.
PANORAMASPORT.AL








