Padia e aktores Anila Disha për Diellën, reagon qeveria: E pakuptimtë, por vendimi i ngelet gjykatës!


Padia e aktores Anila Disha për Diellën, reagon qeveria: E

Diella dhe aktorja Anila Bisha

TIRANË- Artikulli i dy ditëve më parë, i publikuar nga ZËRI, raportoi se aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel dhe AKSHI-n, duke kërkuar pezullimin e ministres së Prokurimeve Publike, Diella. Pas padisë së depozituar të aktores, ka reaguar edhe qeveria.

Përmes drejtoreshës së Agjencisë për Median dhe Informimin, Manjola Hasa, qeveria bën të ditur se respekton të drejtën e çdo qytetari për t’iu drejtuar drejtësisë, por pretendimet e ngritura në këtë rast, i konsideron si të pabazuara. Sipas Hasës, Shqipëria është një vend i lirë,  ku qytetarët kanë të drejtë të ndjekin rrugët ligjore kundër qeverisë.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe demokratik, ku qytetarët kanë të drejtë të mendojnë dhe të veprojnë përmes mekanizmave ligjorë kundër qeverisë. Në këndvështrimin tonë pretendimi s’ka asnjë bazë, por i mbetet gjykatës ta vendosë kush ka të drejtë”, u shpreh Hasa për Politiko.al.

Ndërkohë, pritet që Gjykata Administrative të shqyrtojë kërkesën e depozituar nga aktorja dhe të marrë një vendim në ditët në vijim, duke përcaktuar nëse padia do të pranohet ose jo.

Padia u depozita në Gjykatën Administrative të Tiranës, pak ditë më parë. Më 10 shkurt, ZËRI raportoi se aktorja Anila Bisha ka paditur Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel dhe AKSHI-n, dhe kërkon pezullimin e ministres së Prokurimeve Publike, Diella. Siç edhe ZËRI ka raportuar më herët, imazhi i Diellës është një rikrijim në avatar i pamjes së aktores Anila Bisha. Në padinë e aktores 57-vjeçare kërkohet marrja e masës së sigurimit që mos të përdoret më imazhi i aktores deri në përfundimin e procesit gjyqësor. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top