“10 mln euro në vit për godina me qira”/ Rama: Paguajmë ende gjyqtarë që kanë ikur nga vettingu


"10 mln euro në vit për godina me qira"/ Rama: Paguajmë

Edi Rama

TIRANË- “Sikur shteti të mos paguante gjykatësit që kanë ikur nga vettingu, ne mund tua jepnim ato para dhe ju mund të merrnit me qira zyra shumë të mira, por i marrin ata akoma e sot që flasim.”- kështu u shpreh sot Kryeministri i vendit Edi Rama në takimin e zhvilluar për projektin e Kampusit të Drejtësisë, ku theksoi se nëse ato para do të shkonin për sistetimin e drejtësisë, sot gjyqtarët dhe prokurorët do të kishin ambiente më të mira pune.

Ai gjithashtu shtoi se shteti paguan mbi 10 mln euro qira në vit për zyra për Drejtësinë. Rama tha se pavaeësisht përpjekjeve për të krijuar kushte të mira pune, si ngritja e një kampusi për qendër e re të Drejtëisë, gjyqtarët dhe prokurorët nuk duhet të abuzojnë me faktin se janë të pavarur dhe të kërkojnë çfarë të duan.

“Lekët nuk janë as tonat as tuajat, por janë të shtetit. Nëse sistemi abuzon me faktin që jemi të pavarur dhe duam të kërkojmë, duam të shtojmë dhe duam të bëjmë…sepse po shikoja sa paguan shteti për ata që kanë ikur nga vettingu, është histori më vete. Edhe ata marrin një pjesë të këtyre zyrave. Sikur shteti të mos paguante gjykatësit që kanë ikur nga vettingu, ne mund tua jepnim ato para dhe ju mund të merrnit me qira zyra shumë të mira, por i marrin ata akoma e sot që flasim. Dhe ka akoma e sot gjyqe që pretendojnë të marrin para për shkak se janë larguar nga vendi i punës. Këto janë gjera që të gjitha bashkë shkojnë në një terësi parash që rëndon. Sot paguajmë, ne si qeveri mbi 10 mln euro qira në vit. Në dy vjet bëhen 20 mln euro e radhë. Por shpresojmë që duke ndërtuar këto zyra, të paktën qeverinë të mos e kemi me qira, se është qesharake. E njëjta gjë vlen edhe për sistemin tuaj, të mos e kemi me qira,” tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top