TIRANË- Seanca plenare ka nisur me tensione që kanë vijuar teksa fjalën e ka marrë kryedemokrati Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se mazhoranca po mbron “vithet” e Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama. Por, menjëherë më pas i është ndërprerë fjala nga kreu i Kuvendit, i cili e konsideroi një fjalor të papërshtatshëm.
“Këta janë një grup njerëzish që shkelmojnë interesat e tyre për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës”, tha kryedemokrati Sali Berisha.
“kujdes me fjalorin”, iu kthye kryetari i Kuvendit, duke i ndërprerë fjalën.
Pas këtij momenti, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke u përplasur me Gardën. Në vijim të kësaj situate të tensionuar, kryeparlamentari Peleshi ndërpreu seancën për një pushim prej 5 minutash, deri në vendosjen e rendit në sallë./ZËRI



