Çështja Balluku “ndez” Kuvendin/ Shehaj: Po mbroni të korruptuarit, nxirrni dosjen! Peleshi: Materialet i kanë marrë anëtarët e Këshillit


Çështja Balluku "ndez" Kuvendin/ Shehaj: Po mbroni të

agron shehaj-niko peleshi

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate, ku sërish në qendër të vëmendjes u soll çështja e zv.kryeministres Belinda Balluku. Që në nisje, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje Kuvendit që të bëjë publike dosjen për çështjen e Belinda Ballukut.

Shehaj akuzoi mazhorancës, duke thënë se po mbron të korruptuarit, ndërsa kërkoi që të vihet në dispozicion dosja në fjalë. Ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeparlamentarit Peleshi, teksa e akuzoi si të vetmin kryetar të Kuvendit që ka fshehur dosje të këtij kalibri. 

“Kemi një muaj që keni marrë dosjen e Ballukut dhe nuk na e keni dërguar. Ajo dosje në këtë Kuvend thuajse nuk ekziston. Po mbroni një të korruptuar, po mbroni me postin tuaj korrupsioni. Kjo është e pa pranueshme. Kërkojmë që sa më shpejt të vihet në dispozicion dosja, jo si nder por sepse na takon. Ndryhse do t’i drejtohemi GJK dhe turpi do mbetet mbiu ju. Jeni i vetmi kryetar Kuvendi që keni fshehur dosje të këtij kalibri. Shqiptarët duhet të dinë si dhe me kë ka vjedhur Belinda Balluku.
Cilat janë përgjegjësitë e Ballukut, qeverisë apo edhe opozitës nëse ka”, tha Shehaj.

Nga ana tjetër, Kkeu i Kuvendit Niko Peleshi i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë Mundësia se po fsheh dosjen e SPAK për Belinda Ballukun. Peleshi ka sqaruar se dosja nuk është është kyçur, por se të dhënat e saj nuk duhet të dalin, sepse janë sekret hetimor. 

Kryeparlametari sqaroi më tej se materialet me provat e SPAK për Ballukun janë marrë nga deputetët, anëtarë të Këshillit të Mandateve. 

“E thënë këtu në sallën e Kuvendit kanë peshë të madhe. Nuk është e vërtetë që janë kyçur materialet dhe provat. E ka tërhequr sipas rregullat dhe ligjit, kundrejt deklaratës për ruajtjen e sekretit hetimor të paraqitur nga SPAK, të gjithë deputetët që kanë kërkuar anëtarët e këshillit të mandateve. E harruat atë togfjalësh; këshilli i mandateve dhe imuniteteve. Raporti ka këtë qëllim. Raporti do të vijë në seancë. Rregullorja na detyron që të përfshihen opsionet e palëve. Mos bërtisni, s’ju jep të drejtë tonaliteti. Dëgjo argumentin. Do të votojmë pasi të dëgjojmë raportin e përgatitur nga deputetët që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve. Deputetët që kanë marrë materialet, nuk duhet t’i nxjerrin ato. Mos t’i bëjnë publike, pasi bëhet fjalë për një sekret hetimor. Është çështje e detyrim ligjor, ka një urdhër për këtë çështje. Unë po zbatoj ligjin dhe kushtetutën. Ju keni të drejtë që të bëni politikë dhe retorikë.”, tha ai.

Poll



Source link

Scroll to Top