TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare, në orën 10:00. Në Rendin e Ditës parashikohet të mbahen dy interpelanca me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, njëra e thirrur nga deputetja Erisa Xhixho dhe tjetra nga deputeti Erald Kapri, lidhur me sigurinë dhe prezencën e dhunës në shkolla.
Ndërkohë pritet të mbahet edhe një seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. Deputeti socialist kërkon shpjegime mbi mosfunksionimin e plotë të shërbimit për qytetarët të qendrës shëndetësore në rrugën Irfan Tomini.
Një sërë projektligjesh do të kalojnë për votim, për shtesa në ligjin “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, për ndryshime “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, e të tjerë projektvendime.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të urdhrit nr. 11, datë 10.2.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi,
rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
(Neni 80 i Kushtetutës, nenet 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)
6. Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.
(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të Kushtetutës dhe neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar. (Në mbështjetje të nenit 81, pika 1 të Kushtetutës dhe neneve 68, 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Komisioni përgjegjës për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
10.Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 19, pika 1, shkronja “m” dhe nenit 178, pika 6, të ligjit nr. 10 019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
11.Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit””, i ndryshuar.
(Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
12.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
(Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.



