Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar punime të mbarë Kuvendit të Kosovës pas konstituimit të legjislaturës së 10-të të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në një mesazh në rrjete sociale, teksa i shpreh urimet kryeparlamentare së re, Albulena Haxhiu, kreu i shtetit thotë se Shqipëria do të vijojë të jetë pranë Kosovës në mbështetje të institucioneve demokratike dhe rrugëtimit të saj euroatlantik.
“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!”, shkruan presidenti.
Kuvendi i Kosovës u konstituua sot, më 11 shkurt, me kryetare Albulena Haxhiun. Seanca konstituive u zhvillua pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe certifikimit të rezultateve. Tashmë pritet formimi i qeverisë së re.










