“Shqipëria ndodhet në një moment kritik”! Darka me Ramën në Bruksel, stafi i Antonio Costa-s zbulon detajet, çfarë u diskutua


"Shqipëria ndodhet në një moment kritik"! Darka me

edi rama-antonio costa

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pritur të hënën në një takim në Bruksel nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa. Kreu i qeverisë shqiptare ndau pamje nga takimi i tyre, teksa e cilësoi zyrtarin europian, një mik të ngushtë. Fokusi i këtij takimi kanë qenë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë ecurinë e reformave dhe bashkëpunimin e vendit me institucionet europiane.

Detajet e takimit janë zbuluar edhe nga zyrtari i BE-së, i cili në një reagim për Top Neës, deklaroi lidhur me takimin se “ata diskutuan për hapat që do të ndërmerren në vijim sa i takon procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

“Presidenti Costa zhvilloi një takim të mirë me Kryeministrin Edi Rama mbi hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Gjatë viteve janë bërë përpjekje të konsiderueshme. Tani ato duhet të vazhdojnë dhe të konsolidohen”, theksohet në reagimin stafit të António Costa për Top Neës.

Takimi u zhvillua në kuadër të diskutimeve mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, si dhe çështje të rëndësishme të axhendës rajonale dhe europiane.

Poll



Source link

Scroll to Top