Mbetjet toksike të ‘Kurum’! Rama ‘mesazh’ Prokurorisë së Durrësit: Vetëm vetën e vetë nuk paraburgosën


Mbetjet toksike të 'Kurum'! Rama 'mesazh'

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama teksa ka komentuar në podcastin e tij “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ka patur një reagim edhe ndaj aksionit të Prokurorisë së Durrsit, lidhur me arrestimet për mbetjet e rrezikshme të Kurum.

Rama i quajti masat e sigurisë kulmin e arresteve pa gjyq, ku ironizoi se nga mbi 30 fletë arresti që ishin firmosur, prokurori i Durrësit, vetëm vetën e vetë nuk arrestoi.  

Edi Rama: Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, – se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, – i futi në një thes, – u them një gjë, – kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, e jona, qeveri, parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë. 

Prokuroria e Durrësit kërkoi lidhur me 102 kontenierë me mbetje kimike të kompanisë “Kurum”, masa sigurimi për 33 persona, prej të cilave u ekzekutuan 20 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e 13 personave të tjerë. Mes personave për të cilët u firmosën këto masa janë drejtues të “Kurum International” dhe kompanisë shqiptare “Sokolaj”, si dhe zyrtarë të doganës e biznesmenë. Masë sigurie është lëshuar edhe për ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollanin e cila është lënë me “arrest shtëpie”, për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore. Hetimi vjen mbi një vit pas sekuestrimit, të 2800 ton mbetje të rrezikshme të kompanisë Kurum që u kthyen nga Tajlanda. Hetimet kanë konfirmuar se mbetjet e sekuestruara në 102 kontejnerë kanë rezultuar të rrezikshme, pas analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top