Interi është rikthyer përkohësisht në krye të Serie A falë golavarazhit, pasi mposhti Romën 1-0 në “Stadio Olimpico”, duke regjistruar njëkohësisht fitoren e tetë në 10 përballjet e fundit ndaj kryeqytetasve në kampionat.

Takimi nisi me intensitet të lartë dhe tension të dukshëm, teksa Lautaro Martinez mori një karton të verdhë që në minutën e katërt për një ndërhyrje ndaj Ueslit.
Vetëm dy minuta më vonë, Boni shfrytëzoi në mënyrë perfekte një hapësirë në mbrojtjen e Romës dhe, megjithëse priste sinjalin e flamurit për ofside, mposhti portierin Mile Svilar për të kaluar zikaltrit në avantazh.
Roma reagoi menjëherë me një rast të artë të Kristantes, i cili gjuajti me kokë shumë pranë shtyllës, ndërsa Henrikh Mkhitaryan humbi mundësinë për të dyfishuar epërsinë për Interin.
Me kalimin e minutave, skuadra e Gasperinit u përpoq të gjente ritmin, por u përplas vazhdimisht me mbrojtjen e ngjeshur të Interit, që ruante qetësinë dhe kontrollin e lojës.
Në pjesën e dytë, Interi vazhdoi të krijonte rrezik me Martinez dhe Denzel Dumfris, ndërsa në anën tjetër Paulo Dibala u ndal nga portieri Jan Zomer, i cili u shfaq në formë të shkëlqyer, duke ndalur edhe një goditje me kokë nga Mario Hermoso.
Roma pati shansin më të mirë për të barazuar me Artem Dovbik, i cili pas një devijimi në zonë gjuajti jashtë nga një pozicion ideal.
Në minutat e fundit, Zomer reagoi sërish ndaj një goditjeje të Sule, ndërsa Bastoni dhe Mkhitarian patën mundësi për të vulosur rezultatin, me armenin që goditi shtyllën në fund.
Falë kësaj fitoreje, Interi regjistroi suksesin e gjashtë radhazi në të gjitha garat, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve, njësoj si Napoli dhe Roma. Ndërkohë, Milani mund të kalojë në krye nëse fiton ndaj Fiorentinës në ndeshjen e së dielës mbrëma.
Për Romën, kjo ishte humbja e dytë në Serie A këtë sezon dhe e dyta në tre ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, çka tregon për një periudhë jo të qëndrueshme për ekipin e Gasperinit.
FT: ROMA-INTER 0-1
Boni 6′
NGJARJET KRYESORE
Mbyllet sfida!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ Pozicional Zomer, që ndal një gjuajtje të rrezikshme të Dovbik brenda zonës. (VIDEO)
84′ Shtylla i mohon golin e dytë Interit, pas tentativës së Mkihtarjan. Me vendasit në këto momente. (VIDEO)
79′ Shkon në 6 numri i kartonëve të verdhë, ndëshkohet edhe Suçiç.
74′ Ndizet sfida, Mkihtarjan ndëshkohet për protesta.
73′ Tjetër karton i verdhë te Roma, ndëshkohet edhe Hermoso.
72′ Reagon Interi me Bastonin, tentativa e mbrojtës, devijohet nga futbollistët e Romës dhe shkon në këndore. (VIDEO)
70′ Ziolkovski është i ndëshkuari i dytë në radhët e Romës.
60′ Minuta të arta për Romën. Kësaj here ishte sulmuesi Dovbik që “flirtoi” me golin e barazimit, por duket se fati nuk është me kryeqytetasit. (VIDEO)
58′ Tjetër mundësi e artë për Romën me Çelik, tentativa e tij devijohet nga Açerbi dhe shkon në rrjetën e jashtme. (VIDEO)
55′ Goditje dënimi për Romën, në hyrje të zonës, provon Dibala, por Zomer ndal gjithçka, duke mbajtur portën të paprekur. (VIDEO)
52′ Drithërima në portën e Interit, Zomer bën heroin duke i mohuar golin Dibalës. Vendimtare pritja e portierit. (VIDEO)
50′ Pranë golit të dytë Interi me Boni, por tentativa e tij u ndal nga portieri Svilar. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
40′ Ndika është i ndëshkuari i radhës i sfidës.
38′ Presing i lartë i Interit në zonën e Romës, skuadra e Kristian Kivu, në kërkim të golit të qetësisë.
23′ Interi menaxhon mjaft mirë avantazhin deri në këto minuta, teksa Roma duket e pafuqishme në rapartin ofensiv.
13′ Pranë golit të barazimit Roma, me Kristanten, që provon me kokë pas harkimit nga këndi, por topi shkon mbi traversë. (VIDEO)
6′ GOOOL INTER 0-1/ Zhbllokohet Boni kalon në avantazh skuadrën e Kivusë, sulmuesi nuk fal para portës, pas shkëputjes fantastike. (VIDEO)
4′ Lautaro Martinez ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
ROMA (3-4-2-1): Svilar; Hermozo, Mançini, Ndika; Çelik, Kristante, Kone, Ueslei; Sule, Pelegrini; Dibala.
Trajner: Xhian Piero Gasperini
INTER (3-5-2): Zomer; Akanzhi, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Boni, Lautaro Martinez.
Trajner: Kristian Kivu
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL








