Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV (FOTO)


Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV (FOTO)

kryeministri Rama,djali Zaho dhe bashkëshortja Linda-Papa Leone

ITALI- Kryeministri Edi Rama është pritur mëgjesin e kësaj të enjtetje nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i tyre, Zaho.

Mediat vendase kanë pasqyruar takimin, ku siç shkruan VatikanNews, pas takimit me Papën, kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Sekretariatin e Shtetit me Kardinalin Pietro Parolin dhe Imzon Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“Gjatë diskutimeve të përzemërta”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, “u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan çështje me interes të ndërsjellë që lidhen me marrëdhëniet midis bashkësive kishtare dhe civile.“Ndër temat në qendër të diskutimit, vazhdon deklarata, ishin çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV (FOTO)

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama pritet nga Papa Leone XIV (FOTO)

kryeministri rama gjatë vizitës në Vatikan

Kryeminstri shqiptar ndodhet në një vizitë zyrtare prej dy ditësh në Vatikan, ku që prej ditës së djeshme ka udhëtuar në Romë i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre, Zaho, si dhe delegacioni shqiptar.  Sipas axhendës së bërë publike nga Agjencia për Media dhe Informim, në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top