“S’mund të thoni topi është i imi”/ Rama-Shoqatës së Gjyqtarëve: U shfaqët si parti! Doni t’i rrisni pagat me 3 mijë euro, ku jeni ju?


"S’mund të thoni topi është i imi"/

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë përfshirë në një debat në distancë ku shkak është bërë rritja e pagave për figurat e drejtësisë. Pas reagimit të Shoqatë Kombëtare e Gjyqtarëve, ku përmes një deklarate publike, gjyqtarët i cilësojnë deklaratat e kryeministrit si një  “tymnajë populiste’ dhe një ‘përbaltje’ që synon të ndeze kundërshti në opinionin publik, një reagim ka ardhur edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama. 

Rama me një reagim në rrjetet sociale shprehet se gjuha e përdorur nga Shoqata është e papranueshme dhe thotë se përmes pushtetit gjyqësor po kërkohet të imponohet Kuvendi për t’u rritur pagat vetes. 

Edi Rama: Jam këtu në një komunikim të drejtë për drejtë sepse jam absolutisht i surprizuar nga një reagim i pa besueshëm i shoqatës së gjyqtarëve në lidhje me shqetësimin për një përpjekje që në këndvështirimin tim është e pa pranueshme për t’ju imponuar Kuvendit e qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes gjyqtarët.
S’mund të thuash topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh.Tymnajë populiste. Regjistrohuni si parti dhe shpalosni platformën tuaj nëse doni. Ju zotërinj kërkoni 37 mln euro nga buxheti i shtetit. Kjo është e vërteta dhe se luan topi. Se për çfarë jemi ne në Gjykatën Kushtetuese me ju, ta dinë shqiptarët. Ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit, nga 3480 euro, të shkojë në mbi 5 mijë. Për SPAK e veçoj, se nuk i është bashkuar kësaj kërkese absurde, për ta çuar pagën 9800 euro. Ndërkohë, sot aktualisht, pagat e gjyqtarëve, janë rreth 6500 euro. Ju doni t’i rrisni pagat në muaj 3 mijë euro vetes, në gjykata. Ku jeni ju? Ça kërkoni? Ju i keni pagat sa në Greqi, ju doni ti rrisni me nga 2-3 mijë euro në muaj. Në emër të çfarë? Nuk ka ligj dhe kushtetutë. Ju thoni se nuk mund të heshtni për përbaltjen kryeministrore? Çfarë përmbajtje? Ju jeni ajo palë që duhet të heshtë në publik dhe të japë vendim në sallën e gjyqit. Ju me këtë tentativë në Gjykatën Kushtetuese, doni të jeni ligji. Kjo është e vërteta. Nuk synon qëndrimi im të ndezë një debat në publik.

Poll



Source link

Scroll to Top