‘Trajtohet njësoj me të tjerë’/ Meta i përgjigjet Lamallarit, ‘e vesh’ si Diella: Dje na ikën 42 herë dritat, ujë vetëm 3 orë


'Trajtohet njësoj me të tjerë'/ Meta i përgjigjet

Ilir Meta dhe Besfort Lamallari

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me interpelancën e mbajtur sot me ministrin e Drejtësisë Besfort Lamallari, me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi. Ministri Lamallari iu përgjigj interesit të Blushit duke thënë se Ilir Meta në paraburgim, trajtohet me të njëjtat kushte si të gjithë të paraburgosurit e tjerë. Referuar rekomandimeve të Avokatit të Popullit, që e konsideron si raport përgjithësues, Lamallari thotë se “nuk është një raport që konstaton shkelje konkrete apo përgjegjësi individuale; raporti në asnjë moment nuk përdor terminologjinë “trajtim degradues dhe çnjerëzor”.

Në një përgjigje nga qelia Meta ka ndarë edhe një foto të modifikuar të ministrit Lamallari, i cili është përshtatur si “Diella” dhe tregon kushtet që përballen të burgosurit në IEVP “Jordan Misja”. Meta ka ngritur shqetësim në lidhje me mungesën e shërbimit të duhur shëndetësor në burgje, ndërsa thekson se mungojnë edhe energjia elektrike dhe kanë vetëm tre orë në ditë ujë.

Ilir Meta: Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?
A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?
A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit? E ç’mund të presësh nga “Diellat”?

Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik. Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV “Jordan Misja” për lirinë e fjalës.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top