“Qendra shëndetësore në njësinë 5, 4 muaj jashtë funksionit”, Braçe-Ministres së Shëndetësisë: Jemi në pikun e gripit


"Qendra shëndetësore në njësinë 5, 4 muaj

Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit e cila prej 4 muajsh nuk funksionon. Braçe deklaron se në situatë gripi, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Erion Braçe: Që në datën 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë për mosfunksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit. Mendova se ishte momenti i duhur për të marrë një përgjigje pas 4 muajsh. Jemi në pikun e periudhës së gripit, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale për shëndetin e tyre. Kërkesën për pyetje e kam paraqitur më 19 janar, sot jemi më datën 3 shkurt. Mendoja se do ishte shqetësim edhe i vetë ministres për të kthyer përgjigje. Po futemi në muajin e 5 për shërbim shëndetësor të kufizuar në qendrën shëndetësore në zonën e Irfan Tominit.

“Është planifikuar në kalendarin e ardhshëm”, i tha nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

Poll



Source link

Scroll to Top