TIRANË-Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate sa i takon bojkotit të komisionit të Reformës Territoriale. Lidhur me këtë pikë opozita ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës propozimi i PS për zhbërjen e barazisë. Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS, Tsulant Balla nuk pranoi të heqë nga rendi i ditës propozimin e tyre për zhbërjen e formulës së barazisë dhe që të marrin drejtimin. PS i ka lënë afat PD-së që të vendosin deri në mbrëmje nëse do marrin pjesë ose jo në komision, në të kundërt do të votojnë ndryshimet.
Ina Zhupa:Nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve dhe diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet në votim në seancë. PD ka qenë gjithmonë e gatshme për t’i qëndruar vendimit të votuar në Kuvend nga të dyja forcat për ta bërë reformën territoriale. E bëtë njëherë territorialen në 2014 dhe ka qenë e dëshmuar. Tërhiqeni atë projekt-vendim që keni futur sot pa rregull dhe rregullore dhe janë dy bashkëkryetarët që duhet të bashkërendojnë për mbledhjet, nuk mundet që PS t’i imponohet PD-së. Prandaj janë dy bashkëkryetarë. Mos veproni në mënyrë të njëanshme për të dështuar Reformën Territoriale siç e dështuar në vitin 2014!
Taulant Balla: Më komunikuan mbrëmë që ju jeni tërhequr nga bojkoti, të paktën këtë haber na keni sjell dje. Sot shoh që jeni tërhequr nga ajo që keni vendos dje. Këta nuk janë tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakafonik sa për një çështje çoheni 2 veta. Tani jeni shpartalluar s eca kanë ik, ca janë pa qejf, ca nuk vinë. Zonja dhe zotërinj të PD-së, ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhje të Komisionit, ta dimë. Këtë gjë e keni deri në darke, kur të vijë vendimi. Në rast se na thoni do vijmë në mbledhje, jo kjo historia që i thashë bashkëkryetarit, se unë nuk isha, nuk bëhet mbledhja e komisionit me 8, se 8 e do dhe një të bëhet 9 dhe të jetë 1 më shumë se gjysma. Ne po ju themi, nëse ju vini nuk ka nevojë ta ndryshojmë, na e thoni deri në darkë, se në mëngjes keni mend të tjera, në darkë mend të tjera.



