TIRANË- Opozita ka mbajtur këtë të hënë “foktoren” e radhës përpara Kryeministrisë. Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij drejtuar mbështetësve dhe qytetarëve të vendit, duke i ftuar këta të fundit për pjesëmarrje, në protestën kombëtare të 10 shkurtit. Berisha deklaroi se nuk protestat nuk do të ndalen, deri sa të rrëzojë qeverinë Rama. 10 shkurtin, Berisha e cilëson si ditën e kryengritjes, e cila sipas tij, do të trondisë regjimin.
“10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore. Në të katër anët ftohen në rrugë dhe sheshet e Tiranës të gjithë qytetarët për t’i dhënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar. Thirrje ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi. Të bashkohemi se jemi drejt fitores”, tha Berisha.
Visualizza questo post su Instagram
Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha njoftoi datën e protestës së radhës, më 10 shkurt në orën 17:00. Lideri demokrat njoftoi protestën dhe ftoi qytetarët që t’i bashkohen tubimit. I pyetur lidhur me skenarin, Berisha nuk zbuloi detaje, duke thënë se do të bëhen me dije në vijim ndërsa sot zbuloi vetëm datën./ZËRI




