Zjarret e verës 2025, kryeministri Rama: Janë shpallur dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura


Zjarret e verës 2025, kryeministri Rama: Janë shpallur

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të dëmshpërbleja të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës për periudhën 15 qershor-15 shtator, teksa theksoi se gjatë kësaj jave janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura.

Në podcastin e tij “Flasim”, kreu i qeverisë tha se dëmshpërblimet janë realizuar përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kreu i ekzekutivit listoi edhe një herë 15 bashkitë që kanë në dispozion dëmshpërblimet, ndërsa theskoi se është e rëndësishme është që masa e caktuar të shkojë aty ku duhet dhe të gjithë të dëmtuarit nga zjarret të marrin atë që u takon.

“Këtë javë janë shpallur edhe të gjitha dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së kaluar për periudhën 15 qershor-15 shtator, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, që nga Malësia e Madhe, në Krujë, Rrogozhinë, Peqin, Tepelenë, Delvinë, Has, Kukës, Dibër, Kamëz, Librazhd, Gramsh, Maliq, Finiq dhe Dropull. Të gjitha këto territore të prekura nga zjarret kanë tanimë në dispozicion masën e përcaktuar të dëmshpërblimeve sipas dëmeve. Është bërë një punë shumë e detajuar dhe është krijuar më e rëndësishmja, e gjithë korniza për të bërë të mundur që dëmshpërblimi të shkojë aty ku duhet dhe cilido që është dëmtuar të marrë atë që i takon”, tha kryeministri Rama.

Dy ditë më parë, ministria e Mbrojtjes publikoi fondin mbi 345 milionë dëmshpërblime për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës. Bashkia që ofron shumën më të madhe është ajo e Krujës me 146 milionë lekë, për të vijuar me bashkitë e tjera, deri të ajo e Hasit që ka përfitimet më të ulëta, me 0.7 milionë lekë.

Vera 2025 ka regjistruar temperatura ekstreme, duke shkaktuar zjarre e për pasojë dëme të shumta për qytetarët, në banesa, toka e bagëti. Por, nuk kanë qenë të pakta rastet kur ka pasur dhe zjarrvenie të qëllimshme. Lidhur me këtë, janë marrë masa pasi zjarrvënia është përfshirë në Kodin Penal, ku autorët rrezikojnë burg nga 5 deri në 15 vite./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top