TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në një konferencë për mediat komentoi arratisjen e Altin Ndocit, ngjarje e ndodhur më 13 janar. Lidhur me këtë rast, Lamallari u shpreh se u morën masat e menjëhershme, që nga shkarkimi i drejtorit të burgut, hetimet dhe tranferimet e të të bugosurve me rrezikshmëri. Krahas këtyre masave, ministri thekson se ka këkruar rritje të hetimeve nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve, për të shmanguar situata të tilla të ngjashme.
“Reagimi i ministrit ishte i shpejtë, duke nisur nga pezullimi i zinxhirti përgjegjës dhe duke i vënë në dispozicion të hetimit penal, u shkarkuar drejtori i burgut, por duke bërë me këtë rast edhe transferimin të dënuarve në burgje më siguri më të lartë. Krahas këtyre masave, i kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, rritje të hetimeve proaktive në të gjithë burgjet për të shmangur situata të ngjashme, apo edhe evidentimin e paligjshmërive që kanë të bëjnë me futjen e sendeve të paligjshme. Kjo kërkon masa më të gjëra se një rast konkret.
Këto vizita nuk ishin njoftuar as në drejtorinë e burgjeve, kjo ka qenë arsyeja pse kam marrë vendimin për shkarkimin e drejtorit i kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve të jenë të pranishëm në çdo IEVP, për të garantuar evidentimin e këtyre situatave, është raport që po përgatitet. Ka informacione ditore që përcillen nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve”, tha Lamallari.
/ZËRI



