Berisha njofton protestën e radhës kombëtare: Në datën 10 shkurt! (VIDEO)


Berisha njofton protestën e radhës kombëtare: Në datën

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare do të jetë më 10 shkurt në orën 17:00. Në një konferencë për mediat, lideri demokrat njoftoi protestën dhe ftoi qytetarët që t’i bashkohen tubimit. I pyetur lidhur me skenarin, Berisha nuk zbuloi detaje, duke thënë se do të bëhen me dije në vijim ndërsa sot zbuloi vetëm datën.

“Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është guximi juaj, revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrejtësisë, ndaj vjedhjes dhe mjerimit. Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij shëtit si i vdekuri me te gjallin me lubi Ballukun për tu thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët për t’i ofenduar ata. Më shumë se ofendim, ti thotë se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkitës dhe mos mendoni se drejtësia është për Ramën apo Lubinë, por është për ata që duan këta të dy. Është vetëm sovrani gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këta grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të largohen nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme. Në Tiranë dhe kudo në Evropë e botë 24 janari është i gjallë, cka do të thotë Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat dhe gratë, të bashkohen në datën 10 shkurt në orën 17:00.”, tha Berisha.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top