“250 mln euro për bujqësinë”, Rama me fermerët: Do financojmë, por jo çdo gjë vjen ‘llokum’ nga shteti…


"250 mln euro për bujqësinë", Rama me fermerët: Do

Edi Rama

DIVJAKË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët në Divjak, në kuadër të Skemës Kombëtare 2026, e cila do të ndërtohen mbi evidentimin e nevojave dhe kërkesave të fermerëve në të gjitha qarqet. Kreu i qeverisë deklaroi për feremët se është vënë në dispozion një shumë prej 250 milione eurosh që mund të shkojë deri në 1 miliard euro. 

Rama ka shprehur mbështetjen e qeverisë për fermerët, ndërsa kërkoi nga bashkitë angazhim dhe bashkëpunim më të ngushtë për hartimin e projekteve të qëndrueshme dhe të financueshme.

“Ne kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro, që mund të shkojnë edhe 1 miliard, në rast se do të konsumohen, përmes BSH, në bankat e nivelit të dytë, ku të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi me garanci nga shteti, ku normat e interesit janë shumë më të ulëta se të bankave të nivelit të dytë. Për ta shfrytëzuar këtë garanci duhet një përgatitje, e një dosje për t’iu drejtuar bankës, ja pse kjo që unë do bëj do sjellë fitim dhe ja arsyet pse duhet të më mbështesni. Në këtë aspekt ka mangësi, pushteti vendor. Kryetarët e bashkive duhet të jenë shumë më aktiv me bujqit për të adresuar këto financime. Nuk duhet të ketë asnjë problem. Në rast se duhet një stallë tjetër, mekanik tjetër, një logjistikë tjetër, nuk duhet të ketë asnjë problem. Bashkitë dhe ju mund të krijoni struktura, kompani të përbashkëta, për të marrë këto financime. Është shumë e thjeshtë të flasësh nga vendi, e të thuash do na mbroni. Unë besoj se shteti ka detyrë t’i qëndrojë pranë fshatit, më shumë se të tjerëve, sepse është sektor që ka britshtësinë e vet, për të funsksionuar si duhet, duhet të mbështetet. Për t’u rritur dhe për t’u bërë më të mëdhenj, ju duhet të mendoni si më të mëdhenj. Sot këtu në këtë territor, ka shembuj suksesi. Ka ndërmarrje bujqësore të suksesshme. Nuk funksionon qëndrimi vetëm, po të jesh vetëm me atë ngastrën tënde, mund të shkosh në pikën që të mbijetosh. Po të bashkohesh, flasim për bashkim në interes. Ka një koordinim me të tjerët, se çfarë do prodhojmë, të shesim bashkë dhe të bëjmë sukses.”, theksoi Rama.

Gjatë fjalës së tij drejtuar fermerëve, Rama nuk la pa i kritikuar sa i përket prodhimit të produkteve në vendin tonë. Kryeministri theksoi se duhen krijuar ndërmarrjet e përpunimit, duke shtuar se nuk mund të pritet çdo gjë nga shteti: “Nuk është e vështirë në rast se fokusohemi, duket e pamundur nëse presim që çfarë kemi nevojë të na e sjellë shteti llokum nga buxheti”.

“Të nxjerrim nënprodukte këtu, të krijojmë vlerë të shtuar këtu, për tregun vendas dhe atë të huaj. Siç ndodh me vajin e ullirit dhe financimet janë. Nuk kemi shkuar në pikën që të themi se po mbiprodhohet salcë domatesh dhe s’kemi më mundësi të financojmë fabrikat që përpunojnë prodhimet tona bujqësore. Kjo është e papranueshme! Ata që kanë ambicie, duhet të agropërpunojnë, jo thjesht të punojnë atje, jo ra breshëri, erdhi uji, s’erdhi uji. Historia e planetit ka ndryshuar. Po shikoja dje se çfarë ka bërë uji në jugun e Italisë, ishte e tmerrshme!”, është shprehur Rama për fermerët. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top