Nga Balluku te protesta e opozitës, raportuesi i PE-së: S’komentojmë çështje juridike! Të luftohet me argumente jo me molotov


Nga Balluku te protesta e opozitës, raportuesi i PE-së:

Andreas Schieder

TIRANË- Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, në një konferencë për mediat ka komentuar situatën aktuale në Shqipëri, që nga çështja “Balluku”, lufta kundër korrupsionit, protesta e opozitës e deri te mundësia për një qeveri teknike. 

Schieder theksoi se PE nuk komenton çështje politike apo juridike, ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të fuqizojë luftën ndaj korrupsionit. Raportuesi shtoi se nuk i takon PE-së të ndërhyjë në raste vendimesh që bazohen në Kushtetutë dhe në rregulloren e Kuvendit, siç është rasti i zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Duhet të them, së pari PE nuk komenton çështje juridike apo ligjore. Është një standard i mirë europian që institucionet të kryejnë punën, në këtë rast SPAK duhet të kryejë punën e tij. Ne kemi thënë që institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK, por nuk është për PE që të ndërhyjë. Me këtë përbërje që ka do bëhen tentativat dhe vendimet e duhura që do merren në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit”, tha ai. 

I pyetur protestat e opozitës dhe mundësin e një qeverië teknike, raportuesi është shprehur se politika shqiptare duhet të bëjë hapa përpara. Schieder vuri theksin tek bashkëpunimi, duke thënë se duhet nuk ‘duhet të përdoren molotov, por të luftohet me argumente në skenën politike’. 

“Sigurisht që unë mund të kem një mendim për shumë gjëra. E rëndësishme është që si politikan ti ke idetë e tua, por duhet të përmbushësh edhe rolin tënd institucional. Unë qëndroj këtu si raportues në Parlamentin Europian. Ne si Parlament Europian mendojmë se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë hap përpara. Të mos banalizohet gjithçka, të luftohet fort me argumente të forta aty ku duhet. Kjo vlen dhe për opozitën, edhe për qeverinë. Të mos merremi me molotovë. Mbi 90 përqind e shqiptarëve e duan BE-në, është vend i bashkuar. Bashkëpunimi brenda vendit po ecën mirë në disa çështje. Të përmirësohet kultura politike. Shqipëria ka pasur ecuri madhore në negociata. Tirana do të nisë të mbyllë kapituj e do jetë pararojë për zgjerimin. Legjislacioni si ai i BE-së duhet të jetë, që t’i afrohemi standardeve të Bashkimit Europian. Edhe pas miratimit të legjislacionit, ka goxha punë për të bërë.”, tha raportuesi. 

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, mbajti konferencën në përfundim të misionit të tij vjetor të mbledhjes së fakteve në Shqipëri. Pak kohë më parë, Schieder theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë është shumë pranë dhe ka shpresa të mëdha që shumica e kapitujve të mbyllet brenda vitit 2026. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top