“Shqipëria, pikë referimi në arkitekturë”, Rama zbulon projektet: Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare…


"Shqipëria, pikë referimi në arkitekturë", Rama

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Rama mbajti fjalën e tij, ku u shpreh se Shqipëria është bërë një pikë referimi në arkitekturën bashkëkohore, teksa zbuloi dhe projektet që po ndërtohen nga arkitektët e huaj. 

“Nga pallati i sportit, një stadium i ri, Bilbioteka Kombëtare dhe zyra të reja për administratën”, janë projektet të cilat sipas Ramës, do t’i shërbejnë të ardhmes së vendit.

“Duhet të krijojmë kushtet, që të përfitojmë nga bashkëpunimi publik-privat. Më vjen mirë që ka projekte, që i shërbejnë të ardhmes së vendit. Falë projekteve, do kemi një stadium të ri me përmasa europiane, një tjetër projekt, që po shkruajmë me këtë skuadër të re arkitektësh, po ashtu do kemi Bibliotekën Kombëtare. Do kemi një kompleks të ri zyrash për administratën, për një numër të konsiderueshëm institucionesh, do kemi Pallatin e Ri të Sportit. Sot hapim dyert për jetimët dhe për korpusin e ri të Inspektorateve. Shqipëria është bërë një vend, që është pikë referimi, si shtet që ka arkitektë me shumë zë në mbarë botën dhe u japim mundësinë edhe arkitektëve shqiptarë, që të marrin dije e të përfitojnë eksperienca, që nuk merren askund.

Ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët, si dhe për korpusin e ri të inspektoriateve, dhe dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rrjesht drejtoi një institucion që lindi nga hiçi. Ndërkohë që zhvillohen projekte dhe lidhen marrëveshje të reja dhe Shqipëria është bërë një pikë referimi në botën e arkitekturës, Shqipëria është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që i jep mundësi arkitektëve të rinj që, përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, të marrin dije dhe të përfitojnë eksperienca që nuk i ofron asnjë praktikë pune.”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top