VENDIMI- Plazhet publike në Shqipëri bëhen me pagesë, bashkitë do të vendosin çmime tavan për shezlonët


VENDIMI- Plazhet publike në Shqipëri bëhen me pagesë,

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Qeveria ka miratuar ndryshime thelbësore në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke zgjeruar kompetencat e bashkive për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike të administruara drejtpërdrejt nga pushteti vendor. Përmes vendimit të ri të miratuar sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, bashkitë marrin kompetencën për të caktuar çmimet maksimale për çdo stacion plazhi përpara nisjes së sezonit.

Një nga risitë kryesore është e drejta e Këshillave Bashkiakë për të vendosur çmime maksimale për shezlongët përpara nisjes së sezonit turistik. Vendimi krijon gjithashtu një koncept të ri administrimi, atë të “plazhit publik të tarifuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore”. Këto plazhe do të menaxhohen drejtpërdrejt nga bashkitë ose ndërmarrjet e tyre dhe do të jenë me pagesë për pushuesit.

VENDIMI- Plazhet publike në Shqipëri bëhen me pagesë,

Në vendim thuhet se çmimi maksimal përcaktohet ndërmjet bashkisë dhe subjektit privat, në përputhje me parimet e konkurrencës, proporcionalitetit dhe interesit publik. Po ahtu çmimet maksimale përcaktohen në mënyrë të diferencuar sipas zonave, duke marrë në konsideratë nivelin e zhvillimit turistik, aksesueshmërinë, intensitetin e kërkesës, standardin e shërbimit dhe interesin publik.

VENDIMI- Plazhet publike në Shqipëri bëhen me pagesë,

Vendimi parashikon edhe përjashtime për disa zona specifike, ku subjektet që operojnë vetëm me restorante ose bare, pa pasur hotel, mund të përfitojnë stacion plazhi me një kapacitet maksimal deri në 50 çadra. Bashkitë do të duhet të publikojnë gjithashtu një plan të detajuar për nivelin e lejuar të zhurmave për çdo plazh përpara sezonit turistik, kufi i detyruar për t’u zbatuar nga të gjitha subjektet private që operojnë në zonat bregdetare.

Poll



Source link

Scroll to Top