‘Gazetarët të merren me lajmin, s’do regjistrohen’, Manja për Kodin e ri Penal: Profesionistët e shpifjes të shqetësohen


'Gazetarët të merren me lajmin, s'do regjistrohen',

Ulsi Manja

TIRANË-Në seancën e sotme pritet që të kalojnë për votim ndryshimet e reja në Kodin Penal, që synojnë sipas mazhorancës dekriminalizimin e shpifjes së gazetarëve. Në lidhje me këtë pikë, deputeti Ulsi Manja sqaroi se gazetarët nuk duhen të jetë të shqetësuar, por profesionistët e shpifjes. Manja ka theksuar se ndryshimet në Kodin e ri Penal janë pjesë e procesit të harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe nuk cenojnë gazetarët, por vetëm “profesionistët e shpifjes”.

Deputeti mohoi se ka synim ndëshkimin e gazetarëve: “Askush nuk po kërkon të regjistrojë gazetarët. Gazetarët që merren me lajmin nuk duhet të kenë asnjë shqetësim. Profesionistët e shpifjes, ata po. Sot kemi 800 portale që s’e dinë çfarë është etika; ata duhet të përballen me ligjin.”

Ulsi Manja; Ndryshimet e propozuara forcojnë kuadrin penal kundër pastrimit të parave. Kjo ndërhyrje është në përputhje të plotë me direktivat e BE. Forcohet kuadri penal kundër terrorizmit. Zgjerohet juridiksioni penal i Shqipërisë, edhe për vepra penale të ndodhura jashtë territorit të saj. Kur e thashë që kemi dokument kuadër, kemi marrë shumë angazhime aty sa i takon lirisë së fjalës. Pati një shqetësim këtu, se nuk kemi status gazetarësh, nuk po kërkon kurrkush të regjistrojë gazetarët. Gazetarët të merren me lajmin, me të vërtetën, nuk duhet të shqetësohen. Profesionistët e shpifjes duhet të shqetësohen, nuk ka ligj që e mbron profesionistin që shpif. 800 portale, shpifësish profesionistë duhet të përballen me forcën e ligjit. Ne kemi marrë përsipër të hartojmë daptimin e ligjit anti-slapp, angazhim për ta përmbushur deri në mesin e vitit 2027. Shqipëria në muajin shtator 2025, ka dorëzuar në KE tabelat e përputhshmërisë për ligjin anti-slapp. Janë masa që shkojnë në harmoni me njëra-tjetrën. Pa mediat, pa gazetarët e lirë, sigurisht gjithçka që bën politika, do kishte mbetur brenda kësaj salle.

Poll



Source link

Scroll to Top