PD kërkon shtimin e seancave plenare, Boçi: Nuk mund të shyqrtojmë 19 projektligje në një ditë! PS tërhiqet nga 4 prej tyre


PD kërkon shtimin e seancave plenare, Boçi: Nuk mund të

luciano boci dhe taulant balla

TIRANË– Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me një kërkesë nga deputetët e Partisë Demorkatike, për shtimin e numrit të seancave parlamentare.

Deputeti Luçiano Boçi tha se parlamenti është kthyer qesharak, pasi nuk mund të diskutohen dhe të miratohen 19 projektligje brenda një dite, për çështje që shpesh nuk kanë asnjë lidhje mes tyre.

Boçi: Parlament i çmendur dhe qesharak. Ato projektligje, secili prej tyre mund të kërkonte seancë në vete, por të fusësh 19 projektligje në një seancë është t’i kaluar kot dhe për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. Pse nuk shton seancat, nuk ka asnjë ndalesë për ta bërë një gjë të tillë. Kjo është për t’i marrë, nuk është parlament por si kioskë. Projektligjet e rëndësishme duan debat nga parlamentarët se për këtë punë janë zgjedhur. Shtoni seancat ju lutem shumë, mos e çmendni më shumë këtë parlament.

Në emër të PS, Balla po ashtu kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të katër projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës. Balla kërkoi shtyrjen e 4 projektligjeve në rendin e ditës, konkretisht të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””; projektligjit “Për disa shtesa në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar; projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”; projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Balla: Do të kërkoja shtyrjen të shqyrtimit të 4 projektligjeve në rendin e ditës. Janë projektligje që duhen rakorduar fjalë për fjalë me Komisionin Europian. Projektligji për disa shtesa për kontrollin e lëndëve për fabrikimin e lëndëve narkotike. Të shtyhen për javën pasardhëse siç e kemi parashikuar në kalendar. Kështu e lehtësojmë disi edhe kalendarin e ditës sotme dhe besoj se kolegët e opozitës janë dakord.

Në vijim, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se nuk është e mjaftueshme vetëm heqja e 4 projektligjeve nga rendi i ditës.

Sipas saj, për projektligjin “Për lobimin”, nuk është kryer plotësisht konsultimi publik.

“Ligji për armatimet është shumë problematik, një pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal nuk janë konsultuar, bashkë me ndryshimet për mediet. Këto duhet t’i diskutojmë me grupet e interesit. Procesi i integrimit nuk është proces letrash që miratohen në parlament, por është ndryshim në realitet”, tha Tabaku.

Në këtë drejtim, Tabaku kërkoi që të tërhiqen nga rendi i ditës të gjitha projektligjet që nuk kanë kryer një proces të rregullt parlamentar dhe që nuk janë konsultuar plotësisht.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi heqjen nga rendi i ditës të projektligjit “Për lobimet”, si dhe ndryshimet në Kodin Penal”. /ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top