IZRAEL-Kryeministri Edi Rama në parlamentin e Izraelit foli për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, ku bëri me dije se në vend do të hapet një muze për veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë për t’i shpëtuar torturave.
Edi Rama: Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë. Që kur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë. Në vitet ’30, një amerikano-hebre u dërgua në një mision në Europën Lindore. Ai tha që pluraliteti i besimit në Shqipëri, katolikët, myslimanët etj. jetonin në të njëjtën kornizë dhe Shqipëria nënvizoi se duhej të konsiderohej si një vend i sigurt për hebrenjtë Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan njerëzit e tyre, shqiptarët thanë se mund t’u merrnin floririn, por hebrenjtë nuk i nxirrnim. Kjo nuk është legjendë, kjo është Shqipëria. Unë nuk jam mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Paraardhësit tanë janë krishterë ortodoksë. Nuk do të ishte një çudi që nëse djali im do të zgjidhte besimin hebre, por do të ishte po ashtu shumë pozitive të ishte mysliman apo i krishter. Kjo është një histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, që e respektojnë njëri-tjetrin. Populli im me këto besime priti Papa Franceskun. Ati i Shenjtë,Francesku nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin e Shqipërisë, por një bashkëvllazëri. Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë në Vlorë. Të rinjtë tanë dhe të vizitorë të vendit tonë, kushdo që të vijë nga të rinjtë tuaj, që janë rritur me hapa dhe të larta, do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë. Shqipëria është i vetmi në vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta.



