TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka vijuar me publikimin e videove të tij nga kryeqyteti, ku herë pas herë shfaq dhe kritikon problematikat dhe nerglizhencën e autoriteteve. Në postimin e radhës, Braçe ka ndarë një video duke treguar rrugë të shkatërruara në mes të kryeqytetit.
Sipas Braçes, rrugët “Margarita Tutulani”, “Ndreko Rino”, “Marko Boçari” janë shkatërruar e mbushur me gropë, teksa thekson se vetë ai që në shkurt ka kërkaur ndërhyrjen dhe nuk ka ardhur ende askush as për të parë gjendjen e rrugëve.
“NE MENGJES, PARA SE TE HYJME NE ZYRE;
TE BLLOKU I RRUGEVE MARGARITA TUTULANI, NDREKO RINO, MARKO BOCARI-PERSERI!
Nga SHKURTI e deri para NJE JAVE, gropat ishin ketu;
JANE EDHE SOT, per shkak te shiut do behen edhe me te medha!
NDAJ KKA RENDESI KOHA, NJE JAVE ME PARE ISHTE DIELL, SOT SHI: ne shi nuk ndreqet, gropat behen edhe me te medha!”, shkruan Braçe në postim.



