TIRANË- Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë. Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranë në zgjedhjet e fundit të anuluara, prej disa kohësh tashmë, është pozicionuar si një zë kritik kundër qeverisë aktuale.
Një tjetër prezencë që ra në sy ishte dhe ajo e ish-deputeti Erviin Salianji, i cili pavarësisht përplasjeve të fundit me kryedemokratin Sali Berisha, është parë i pranishëm në protestë mes demokratëve të tjerë.
Partia Demokratike po mban sot, 24 janar, protestën përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se opozita zhvilloi protestën e parë kombëtare më 22 dhjetor 2025, tubim i cili u shoqërua edhe me tensione, ku në përfundim të fjalimit mbyllës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesuesit hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe hoqën gardhin metalik./ZËRI



