Sot protesta kombëtare e opozitës! Demokratët mblidhen në orën 17:00 para Kryeministrisë, tubimi pa afat


Sot protesta kombëtare e opozitës! Demokratët mblidhen në

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot në orën 17:00, Partia Demokratike dhe aleatët e saj mban protestën e dytë kombëtare. Tubimi organizohet kundër korrupsionit të qeverisë socialiste, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku dhe krijimin e një qeverie teknike që do të cojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës. Sot duke nisur nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Poll



Source link

Scroll to Top