Edi Rama uron Presidenten Vjosa Osmani për ftesën e Trump në Bordin e Paqes: Sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës!


Edi Rama uron Presidenten Vjosa Osmani për ftesën e Trump në Bordin e Paqes: Sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës!

Jan 21, 2026 | 10:46






























Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një iniciativë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

edi rama vjosa osmani

Rama e ka vlerësuar këtë ftesë si një gjest tejet domethënës ndaj Kosovës, duke theksuar se ajo forcon më tej marrëdhëniet mes SHBA-së dhe popullit shqiptar.

Më tej Rama shtoi se kjo ftesë përbën gjithashtu një sinjal të qartë për sigurinë dhe përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.

“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë

Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, shkruan Rama.

 

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top