‘21 Janari’, Rama: Katër të vrarë nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë


‘21 Janari’, Rama: Katër të vrarë nuk prehen dot

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kujtuar protestën e dhunshme të 21 janarit 2011, gjatë së cilës u vranë 4 protestues dhe u plagosën disa të tjerë. Kreu i qeverisë shqiptare, shkruan se katër të vrarët nuk prehen dot në paqe dhe shkruan se drejtësia ngjan me një breshkë që lutet për harresë.

Edi Rama: Mirëmëngjes dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 15 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top