Mbyllen pushimet e dimrit! Nis sot sensioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend


Mbyllen pushimet e dimrit! Nis sot sensioni i ri parlamentar, deputetët

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sot nis sesioni i ri parlamentar. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të rikthehen në punë. Sot do të mblidhet Konferenca së Kryetarëve, ku do të shqyrtohet kalendari dhe programi i punës për pesë javët e ardhshme. Seanca plenare do të fillojë në orën 17:00, ku fillimisht do të mbahet mbledhja e komisionit parlamentar për reformat.

Disa reforma kyçe janë ende në pritje. Dy nga ato që socialistët i kanë konsideruar si më urgjente janë reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, të cilat duhet të mbyllen para korrikut të këtij viti, pasi zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të zhvillohen me një kod dhe hartë të re.

Në këtë seancë të parë për këtë vit, nuk janë përfshirë ligje për tu miratuar, por është parashikuar që nisja e sesionit të shoqërohet me fjalën e kryetarit të parlamentit Niko Peleshi dhe kryetarëve të grupeve parlamentare. Seanca plenare do të hapë punimet me diskutime nga kryetarët e grupeve parlamentare, miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar dhe njoftime të ndryshme, sipas rendit të ditës të miratuar nga Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

Megjithatë priten debate, pasi Partia Demokratike ka vendosur se nuk do të ketë normalitet në kuvend derisa të shqyrtohet kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Opozita kërkon miratimin sa më parë të kërkesës së SPAK-ut për Balluku, por kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka vendosur që mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve të zhvillohet në datën 28 janar./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top