
TIRANË- E hëna e javës që lamë pas nisi me kallëzimin e Partisë Demokratike në SPAK për Niko Peleshin, duke argumentuar se ai ka shpërdoruar detyrën për çështjen Balluku. Në arsyetimin e saj, PD thotë se kryetari i Parlamentit ka bllokuar qëllimisht mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, i cili kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, më pas arrestimin e saj. Vetëm një ditë pas këtij lajmi u bë e ditur se kur do të jetë mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve. Data do të jetë më 28 janar.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, SPAK thirri për të dëshmuar deputetin Belind Këlliçi dhe Sekretarin për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha. Të dy ata u thirën për të dëshmuar pasi SPAK ka hapur një hetim pasuror për Sali Berishën, në lidhje me financimin e Kuvendit të Rithemelimit, që është mbajtur në vitin 2021. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Sali Berishës në lidhje me arrestin shtëpiak, për dosjen Partizani. Sipas arsyetimit të gjykatës kjo masë ishte e tejzjagjtur në mënyrë të parasyshme. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh të premten në Pallatin e Brigadave. Në mbledhjen maratonë që zgjati rreth 8 orë, i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalimin e drekës, Rama u fokusua te siguria ushqimore, si një nga pikat më kritike për integrimin në BE.
Në fjalën e tij mbyllëse, Rama u ndal edhe te Televizioni Publik Shqiptar duke e quajtur një dështim, teksa deklaroi se nuk do të ketë me asnjë fond për këtë institucion. Një ditë më pas kreu i shtetit zhvilloi një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit ishin sfidat e bashkive për vitin 2026. Në fjalën e tij Rama u fokusua te përmbytjet e fundit në vend, duke thënë se jo vetëm për shkaqe natyrale por edhe dora e njeriut i ka dhënë ‘një shtysë’ më shumë. Ai paralajmëroi ngritjen e një task-force qeveri-pushtet vendor për të marrë situatën nën kontroll. Po ashtu ai kritikoi kryebashkiakët për Paketën e Maleve. Rama paralajmëroi se nëse nuk arrihet objektivi prej 1 mijë investimesh nga kjo paketë, të gjithë kryebashkiakët aktualë nuk do të mund të rikandidojnë në zgjedhjet e tjera për këtë post./ZËRI



