Shqipëria pjesë e Bordit, Rama: Nuk do të paguajmë 1 miliardë euro dhe as palestinezët nuk do vijnë tek ne


Shqipëria pjesë e Bordit, Rama: Nuk do të paguajmë 1

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ftesën zyrtare që Trump i ka bërë Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën. Kreu i qeverisë me anë të një postimi të publikuar në rrjet ka një përgjigje edhe për raportimin nga Bloomberg, ku thuhej se administrata Trump po u kërkon vendeve që duan një vend të përhershëm në Bordin e tij të ri të Paqes të kontribuojnë të paktën 1 miliard dollarë.

Sa i përket kësaj, Rama shprehet se Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliardë euro për të qenë përgjithmonë pjesë e bordit dhe se Shqipëria nuk do të presë emigrantë nga Palestina. Kreu i qeverisë ka mohuar edhe pretendimet se nga SHBA janë ftuar të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

Edi Rama: Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! 

Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB 
GËNJESHTËR 

Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO 
GËNJESHTËR

Palestinezët do të vijnë në Shqipëri
GËNJESHTËR

E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: 

Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.  Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.  Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani.

Shqipëria pjesë e Bordit, Rama: Nuk do të paguajmë 1

POSTIMI

Poll



Source link

Scroll to Top