E ftoi të jetë anëtar themelues në Bordin e Paqes për Gazën, Rama publikon FTESËN e Trump


E ftoi të jetë anëtar themelues në Bordin e Paqes për

Edi Rama dhe Donald Trump

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e “Bordit të Paqes”, një strukturë e re që do të merret me qeverisjen e përkohshme dhe rindërtimin e Rripit të Gazës pas luftës. Rama, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook letrën zyrtare që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar për të qenë pjesëmarrës si vend anëtar themelues i Bordit të Paqes për Gazën.

Trump ka ftuar Shqipërinë për t’iu bashkuar bordit që do të shërbej si qeveri tranzitore në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Letra mban mban datën 16 janar 2026, ku presidenti Trump i drejtohet Kryeministrit shqiptar me një ftesë për t’u bashkuar në atë që ai e cilëson si një “përpjekje historike dhe madhështore” për forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për një qasje të re në zgjidhjen e konflikteve globale.

“Mirmëngjes, dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falenderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve, ju uroj të diel të qetë.

Bashkëlidhur përkthimi

16 Janar, 2026

Shkëlqësia e Tij

Edi Rama

Kryeministër i Shqipërisë

Tiranë

I nderuar Kryeministër,

Është një nder i madh për mua t’ju ftoj ju, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, të më bashkoheni në një përpjekje Historike dhe Madhështore për forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht, të ndërmarrim një qasje të re plot guxim për zgjidhjen e Konfliktit Global!

Më 29 shtator 2025, shpalla Planin Gjithëpërfshirës për fundin e konfliktit në Gaza, një plan veprimi me 20 pika, i mbështetur menjëherë nga të gjithë Udhëheqësit Botërorë, përfshirë edhe Krerët kryesorë në Botën Arabe, Izrael, dhe Europë. Në vijim të këtij Plani, më 17 Nëntor, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë mbizotëruese Rezolutën 2803, duke mirëpritur dhe mbështetur këtë plan.

Tani është koha që t’i kthejmë gjithë Ëndrrat në realitet. Bordi i Paqes është në zemër të këtij Plani dhe ky është Bordi më mbresëlënës dhe më me ndikim i krijuar ndonjëherë, i cili do të themelohet si një Organizatë e Re Ndërkombëtare dhe Administratë Qeverisëse Tranzitore.

Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurtë e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar.

Si Kryetar i Bordit, ftoj zyrtarisht Republikën e Shqipërisë të përfaqësuar prej jush, të na bashkohet si Shtet Anëtar Themelues, dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ky bord do të jetë aq i veçantë sa kurrë më parë nuk ka ezistuar diçka e ngjashme me të! Çdo Shtet Anëtar mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar në emër të tij për të marrë pjesë dhe kontribuar në takime. Bashkëngjitur gjeni Planin Gjithëpërfshirës, dhe Statutin e Bordit, i cili tani është i disponueshëm për nënshkrimin tuaj dhe ratifikimin.

Me kënaqësi pres të punojmë së bashku, edhe për shumë gjatë në të ardhmen, drejt qëllimit të vendosjes së përhershme të PAQES BOTËRORE, MIRËQËNIES, DHE MADHËSHTISË PËR TË GJITHË!

Me urimet më të mira, Unë jam,

Sinqerisht,

????????????????????????

DONALD J. TRUMP

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS”, ka shkruar Rama.

E ftoi të jetë anëtar themelues në Bordin e Paqes për

E ftoi të jetë anëtar themelues në Bordin e Paqes për

Poll



Source link

Scroll to Top