Protesta e tretë kombëtare/ Lapaj para Kryeministrisë: Ku shkuan 80 miliardë euro


Protesta e tretë kombëtare/ Lapaj para Kryeministrisë: Ku shkuan

Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e tretë kombëtare të thirrur nga ky subjekt politik, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Ai rikujtoi skandalet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri, nga përmbytjet e deri te keqmenaxhimi i parave publike për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve, si dhe abuzimin e politikanëve me pushtetin.

“Ata vjedhin, dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona. Shkojmë në spital dhe mungojnë ilaçet, ndërsa ata pinë verë me 33 mijë euro apo blejnë çokollata me 10 mijë euro. Fëmijët tanë ikin nga ky vend sepse nuk e përballojnë dot jetën këtu. Gjatë këtyre 12 viteve, Edi Rama dhe banda e tij kanë menaxhuar më shumë se 80 miliardë euro. Më thoni një spital rajonal që e kanë ndërtuar si duhet, më thoni që kanë bërë arsim si duhet. Ku shkuan 80 miliardë euro?”, – tha Lapaj.

Lapaj bëri thirrje që qytetarët dhe aktivistët të vazhdojnë qëndresën e tyre para godinës qeveritare, deri në largimin e Ramës nga pushteti./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top