DURRËS- Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët ka shprehur zhgënjimin ndaj tyre në lidhje me pakten e maleve. Rama është drejtuar me tone kritike, duke theksuar se ende nuk është finalizuar faza e parë e paketës së maleve dhe kjo sipas kryeministrit është e papranueshme.
“Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë e paketës së maleve, çfarë është kjo shkencë për të përcaktuar harta për zhvillim? Çfarë shkence bëni? Nuk e kuptoj!”, u shpreh Rama.
Sipas Ramës, bashkitë presin fonde nga buxheti i shtetit dhe kjo nuk mund të vazhdojë, kreysisht për bashkitë që i kanë të gjitha mundësitë. Kreu i qeverisë dekaroi ndër të tjera se objektivi është të arrihen 1 mijë investime nga kjo paketë, teksa tha se nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do të plotësohet kjo ambicie.
“Nuk mundet dot të rrini e të prisni vetëm nga buxheti i shtetit, duhet të kaloni në një fazë tjetër sidomos disa bashki që i kanë të gjitha mundësitë. Bëmë një takim për Paketën e Maleve, sot jot ë gjitha bashkitë e kanë kryer fazën e parë. Është e papranueshme. Cili duhet të jetë objektivi? Ditë e parë që u shpall në ëebsite kishte mbi 700 interesime nga shqiptarë jashtë atdheut, është instrument i sigurtë për të tërhequr cdo shqiptar nga jashtë. Si ka mundësi që nuk ka mbaruar ende faza e parë. Ç’ është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën. Megjithatë i kam kërkuar drejtores së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të jetë në dispozicion të secilës bashki për harta për cfarëdo që keni nevojë. Dhe i kam kërkuar ministrit Demo të vendoset një target për cdo bashkie. Ambicia është 1 mijë investime nga kjo paketë. Nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do jetë arritur targeti i këtij projekti. Është plotësisht e mundshme por ama 1 mijë investime nëse marrim një shifër më modesten të mundshme për secilin nga këto investime, prej 50 mijë eurosh që është shumë e ulët, mendoni c’i ndodh ekonomisë në tre vjet. Kështu që, fokusoheni dhe merreni shumë seriozisht. Kuptojeni se është një celësh për të tërhequr njerëz aty ku duket se nuk ka njerëz. Një element tjetër është të bëjmë një hap për të rritur cilësinë e planifikimit dhe projektimit, për këtë agjencia e re do ketë mision të vetin të asistojë bashkitë në planifikim dhe të krijohet një kanal më i shpejtë ndërveprimi.” tha Rama./ZËRI



