“Është vetëpërjashtuar”, Salianji i përgjigjet Berishës dhe publikon Statutin e PD-së: Askush mbi Kushtetutën e partisë, gafë e rëndë!


"Është vetëpërjashtuar", Salianji i

sali berisha-ervin salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, sipas të cilit ish-ligjvënësi është vetëpërjashtuar si pasojë e lëvizjes së tij të re. Përmes një postimi në rrjete sociale, Salinaji kundërshtoi Berishën duke i rikujtuar atij se vetë Kushtetuta e PD-së nuk njeh ‘vetëpërjashtime’.

Për Salianjin ‘mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë’, teksa shtoi se pjesëmarrësit në takimet e tij janë demokrat 24 karat. Në fund të reagimit, Salianji njofton takimin e radhës së Foltores së tij, të dielën e 18 janarit, në Lezhë.

Reagimi i plotë

Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.

Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese. Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin.

Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.

Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.

Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese.

Shihemi të Dielën në Lezhë

Çfarë deklaroi Berisha?

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike. Në konferencën e përjavshme, Berisha është ndalur te zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë për drejtimin e partisë. I pyetur nga gazetarët nëse do ta shpallë kandidaturën për kryetar edhe nëse Partia Demokratike do të pranonte kandidaturën e Ervin Salianjit, Berisha u shpreh se ky i fundit nuk është i përjashtuar nga partia, por është vetëpërjashtuar përmes veprimeve të tij.

“Një sqarim, nuk jam këtu për atë çështje. Ai është i vetëpërjashtuar. Lexo nenin 24, është i vetëpërjashtuar”, deklaroi Berisha./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top