Pezullimi i vizave! Spiropali: Fabulat në Tiranë thonë që SHBA na ka futur në listë të zezë… e paimagjinueshme!


Pezullimi i vizave! Spiropali: Fabulat në Tiranë thonë që

elisa spiropali

TIRANË- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka sqaruar vendimin e SHBA-ve në lidhje me pezullimin e vizave migratore për 75 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë. Teksa është duke udhëtuar me tren drejt Kievit, Spiropali shprehet se deklaratat që bëhen se Shqipëria është futur në listën e zezë të SHBA-ve janë të paimagjinueshme, dhe shumë larg realitetit. Sipas saj, vendimi për të pezulluar vizat migratore, është pjesë e politikave që SHBA ka kundër emigracionit të paligjshëm, dhe nuk prek vizat studentore, turistike, apo marrëdhëniet e biznesit.

Pjesë nga fjala e Spiropalit

“Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!

Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.

Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit. Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.

Pra shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”. 

Gjatë ditës së djeshme, u bë publike lista me 75 vende që do të preken nga pezullimi i vizave nga SHVA, vendim që do të hyjë në fuqi nga 21 Janari.

Një memorandum i Departamentit të Shtetit, i parë fillimisht nga Fox Neës Digital, u udhëzon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues, ndërkohë që departamenti rishikon procedurat e kontrollit dhe verifikimit.

Pezullimi do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë pa afat të caktuar, derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të procesimit të vizave të emigracionit.

Në nëntor 2025, një komunikatë e Departamentit të Shtetit e dërguar në përfaqësitë diplomatike në mbarë botën u udhëzonte zyrtarëve konsullorë të zbatonin rregulla të reja gjithëpërfshirëse të kontrollit sipas të ashtuquajturit dispozitë “public charge” të ligjit të emigracionit.

Udhëzimi i kërkon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat për aplikantët që vlerësohen se ka gjasa të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, përfshirë shëndetin, moshën, njohuritë e gjuhës angleze, gjendjen financiare dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.

Aplikantët më të moshuar ose mbipeshë mund të refuzohen, ashtu si edhe ata që kanë pasur ndonjë përdorim të mëparshëm të ndihmës financiare shtetërore ose janë institucionalizuar.

“Departamenti i Shtetit do të përdorë autoritetin e tij të hershëm për të shpallur të papërshtatshëm emigrantët e mundshëm që do të bëheshin barrë publike për Shtetet e Bashkuara dhe do të shfrytëzonin bujarinë e popullit amerikan,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Piggott.

Sipas Fox News Shqipëria është një nga 75 vendet në listën e vendeve që do iu pezullohet shqyrtimi i vizave për emigrantët nga data 21 janar.

Lista e plotë e vendeve për qytetarët e të cilëve pezullohet dhënia e vizave amerikane:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbaixhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje-Hercegovinë, Brazil, Burma, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Dominika, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Iran, Irak, Xhamaika, Jordani, Kazakhstan, Kosova, Kuvajt, Kyrgyzstan, Laos, Liban, Liberi, Libi, Maqedonia e Veriut, Moldova, Mongolia, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeria, Pakistan, Republika e Kongos, Rusia, Ruanda, Saint Kits dhe Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadines, Senegal, Sierra Leone, Somalia, Sudani Jugor, Sudan, Siria, Tanzania, Tailanda, Togo, Tunizia, Uganda, Uruguaj, Uzbekistan and Jemen./ZËRI 

Poll



Source link

Scroll to Top