Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kujtuar sot masakrën e Reçakut në Kosovë, që siç thotë ai denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin.
“Kjo masakër nuk mund të harrohet”- shkruan Presidenti Begaj, ndërsa shpreh mirënjohje për Shtetet e Bashkuara, si aleat strategjik i vendit tonë.
“Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj.
Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.
Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht.
Kjo masakër nuk mund të harrohet!
Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet!
Nderim martirëve!
Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së”, shkruan Presidenti Begaj.









